English

LSI: Bojkoti i Kuvendit, PS e la Sokol Çomon pa shkuar në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 8 korrik, NOA – Partia Socialiste, bënte sikur ishte kundër votimit të hapur në parlament për kandidatët e Gjykatës së Lartë, por me bojkotin që i bëri seancës së sotme, nuk i doli në ndihmë variantit që ajo mbështeste, Sokol Çomos.

Një reagim i tillë ka mbërritur sot nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me atë çka ngjau në seancën e sotme parlamentare, ku katër deputetët e saj përfaqësues patën guximin të votojnë pro kësaj kandidature, duke dalë kështu kundër qëndrimit të shprehur kundër saj nga mazhoranca demokrate.

“Nëse do të ishin të pranishëm në votim deputetët e Partisë Socialiste dhe nëse do ta votonin kandidaturën e Sokol Çomos, ai do të zgjidhej anëtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e LSI-së.

Duke shtuar se nëse ishin 64 deputetë të Partisë Demokratike të cilët votuan kundër Sokol Çomos, atij i munguan 65 votat e deputetëve socialistë, për t’u zgjedhur anëtar i kësja gjykate, sepse 4 deputetët e LSI-së votuan pro tij. “Lëvizja Socialiste për Integrim voton në respekt të zgjedhjes së bërë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi”, përfundon qëndrimi zyrtar i kësaj partie lidhur me një çështje të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE