English

Meta: Ps Të Bashkëpunojë Për Zbatimin E Rezolutës Së Pe-Së

TIRANE, 8 Korrik/ ATSH- A.Gegvataj/. - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ripërsëriti sot thirrjen e tij ndaj opozitës për të bashkëpunuar në zbatimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Gjatë një prononcimi për mediat, Meta theksoi se "kjo rezolutë përcakton në mënyrë shumë të qartë edhe rrugën sesi duhet ecur në drejtimin e duhur". Meta vlerësoi gatishmërinë dhe ftesën e Kryeministrit Berisha drejtuar Partisë Socialiste dhe përfaqësuesve të opozitës për të punuar së bashku për zbatimin e kësaj rezolute sa më shpejt. Sipas tij, edhe maxhoranca, edhe opozita e përshendetën rezolutën e Parlamentit Evropian, kështu që ""tani mbetet vetëm vullneti për ta zbatuar dhe maxhoranca është e gatshme për të filluar zbatimin e kësaj rezolute". Ndërsa duke iu referuar kërkesës së PE-së për dialog konstruktiv mes partive politike për ligjin e ri elekoral, Meta tha se "pika për transparencë zgjedhore është shumë e qartë dhe vullneti ka qënë dhe mbetet për të filluar menjëherë, ashtu sikurse e shpreh në mënyrë shumë të qartë edhe rezoluta"./s.s./
KOMENTE