Tiranë, 8 korrik, NOA Update – Me 72 vota të deputetëve të mazhorancës, të pranishëm në seancë plenare, Kuvendi sapo ka miratuar kandidaturën e gjyqtarit Medi Bici për anëtar të Gjykatës së Lartë.
I propozuar nga Presidenti i Republikës, ai gjeti në këtë mënyrë mbështetjen tek të gjithë deputetët e mazhorancës, ashtu siç kishte ndodhur edhe gjatë prezantimit të tij në seancën e komisionit të Ligjeve pak ditë më parë.
Ai bënte pjesë në dy kandidaturat për të cilët u deklarua pro grupi parlamentar demokrat, ndryshe nga ajo e Sokol Çomos, e cila është kundërshtuar prej deputetëve të tij... (vijon).
n.e/NOA