English

Moratinos: Spanja E Gatshme Të Presë 52 Të Burgosur Politikë Kubanezë

HAVANA, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Spanja u shpreh e gatshme të presë 52 të burgosur politikë kubanezë që do të lirohen nga qeveria e Raul Castros me kusht që të mund të kthehen në Kuba kur të dëshirojnë, theksoi sot shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos. "Qeveria spanjolle pranoi që të gjithë të liruarit mund të udhëtojnë drejt Spanjës nëse kanë dëshirë'', deklaroi Moratinos para largimit nga Havana në kudër të një vizite dyditore. Ministri theksoi se ''kishte marë siguri nga presidenti Raul Castro që të burgosurit politikë mund të shoqërohen nga familjarët e tyre dhe mund të kthehen në Kubë kur të dëshirojnë''. Kisha katolike në Kubë, ndërmjetësuese në çështjen e të ndaluarve, njoftoi sot lirimin e 50 të burgosurve politikë që prej vitit 2003./ /ec/ a.jor.
KOMENTE