Moti - Alarm Në Spanjë, Temperaturat Deri Në 44 Gradë
MADRID, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Alarm në 14 rajone të Spanjës për shkak të temperaturave të lartave që do të vazhdojnë të paktën deri të shtunën. Në Andaluzi temperaturat mund të arrijnë sot deri në 44 gradë celsius, njoftoi agjencia meteorologjike spanjolle "Emet".
Në Andaluzi agjencia ka shpallur alarmin portokalli (i dyti në tre gradë) në provincat Granada, Huelva dhe Malaga, ku temperaturat do të arrijnë në 38 dhe 40 gradë, ndërsa alarmi i kuq (më i larti) është dhënë në provincën Jaen, ku termometrat mund të prekin 44 gradët.
Por i nxehti do të prek edhe pjesën qendrore dhe veriore të vendit.
/e.v/