Nis Seanca Plenare E Kuvendit
TIRANË, 8 Korrik/ATSH/.- Punimet e seancës plenare të së enjtes në Kuvend nisën pak çaste më parë me debatin e lirë parlamentar, ku deputetët e të dyja palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit.
Para fillimit të seancës së sotme u mblodh konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar rreth kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, deri në fund të muajit korrik, që shënon dhe mbylljen zyrtare të sesionit të dytë të legjislaturës së XVIII-të.
Axhenda e seancës së sotme parashikon shqyrtimin e disa projektligjeve./a.s//n.m/