English

Një Termet 5,4 Ballë Rihter Godet Pjesën Jugore Të Kalifornisë

LOS ANXHELES, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter goditi dje pjesën jugore të Kalifornisë, theksoi Instituti Gjeofizik amerikan (USGS). Nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. Epiqendra e tërmetit u regjistrua pranë qytetit Borrego Springs, në një shkretëtirë rreth 245 kilometra në juglindje të Los Anxhelesit dhe rreth 100 kilometra në verilindje të San Diegos, pranë kufirit meksikan. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në të gjithë pjesën jugore të Kalifornisë. Në Hollivud, në veri të Los Angjelesit, tërmeti u ndje për 30 sekonda./ /ec/ a.jor.
KOMENTE