Norvegji - Policia Arreston Tre Persona Të Dyshuar Për Terrorizëm
OSLO, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Tre persona të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste u arrestuan sot nga policia norvegjeze e sigurisë publike (PST), njoftoi ajo në një komunikatë.
"Policia e sigurisë publike arrestoi tre persona të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste'', njoftoi PST.
Sipas televizionit NRK, personat e arrestuar kishin lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Media lokale duke u mbështetur në informacionet e ardhura nga SHBA-ja theksoi se të dyshuarit kishin lidhje me Al-Kaedën./
/ec/ a.jor.