English

Obama Nuk Beson Se Izraeli Do Ta Sulmojë Iranin Pa Informuar Shba-Në

JERUSALEM, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Nuk ekzistojnë mundësi që Izraeli të sulmojë instilacionet bërthamore të Iranit pa informuar paraprakisht SHBA-në, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama gjatë një interviste të publikuar sot nga televizioni izraelit. "Është e papranueshme që Irani të zotërojë armë bërthamore dhe do të bëjmë gjithçka të mundemi për ta penguar këtë gjë", deklaroi Obama për kanalin izraelit ''2''. ''Nuk do të ishim të habitur nëse do të ndodhte plotësisht e kundërta", u shpreh presidenti, kur një gazetar e pyeti nëse ishte i shqetësuar lidhur me faktin se Izraeli mund të sulmojë instalimet bërthamore iraniane pa informuar më parë SHBA-në./ /i.p/
KOMENTE