English

Përfundon Rikonstruksioni I Shkollës 9-Vjeçare Ne Bregun E Lumit

NË, 8 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ .- Bashkia e Tiranës përuroi sot rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në zonën periferike të Bregut të Lumit, e cila do të vihet në dispozicion të fëmijëve të kësaj zone. Shkolla iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, duke siguruar standardet e nevojshme, si mjediset mësimore, laboratorë të gjuhëve të huaja dhe informatikës, laboratorë shkencorë, bibliotekë me një sipërfaqe prej 110 m2 dhe palestër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në këtë përurim, e konsideroi shkollën e rikonstruktuar "një një pikë referimi për komunitetin e Bregut të Lumit". Shkolla u jep mundësi 600 nxënësve të saj të marrin mësime në kushte bashkëkohore. /s.s./
KOMENTE