English

Përfundon unaza Veriore e Korçës, Olldashi inspekton punimet

Korçë, 8 korrik, NOA – Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e unazës Veriore të qytetit të Korçës.

Ky projekt përfshin segmentin nga kryqëzimi i Ersekës deri në varrezat e qytetit, dhe ka kushtuar 137 milion lekë.

Ky segment i bashkohet tashmë 4 loteve të tjera, të përfunduara më parë.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në këtë segment duke vlerësuar edhe punën voluminoze të bërë pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga rreshjet e shumta të këtij dimri.

Olldashi është ndalur edhe në segmentin Qafë-Thanë–Lin-Pogradec si dhe në Qukas–Qafë Plloçë.

“Siç edhe duket po marrin formë km e parë të rrugës Qukës-Qafë Plocë, një segment i ri, i cili shkurton me 30 min kohën e përshkrimit të intinerarit drejt qytetit të Korçës”, u shpreh ministri Olldashi.

Gjatë këtyre punimeve janë shtruar dy kilometrat e para të rrugës turistike Qafë- Thanë –Lin- Pogradec dhe po punohet që në shtator të përfundojnë edhe 5 kilometra të tjerë.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, po asfaltohet plotësisht dhe tashmë ka përfunduar traseja dhe hedhja e shtresës së stabilizantit.

Kjo rrugë, që është pjesë e boshtit Juglindor, shkurton me 12 km aksin e mëparshëm rrugor Qukës-Pogradec-Korçë .

Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang korridorin ekzistues Lindje-Perëndim dhe shihet me rëndësi të madhe për zonën pasi i jep një frymëmarrje të re zonave të Qukësit, Mokrës e më gjerë.

mit/NOA
KOMENTE