English

Plagos 18-vjeçarin, policia kap të kërkuarin

Peqin, 8 Korrik, NOA – Një plagosje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çengelaj të Peqinit dhe menjëherë me të marrë këtë njoftim, për në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet policore të cilat konstatuan se këtë akt e ka kryer një person i paidentifikuar.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se i lënduari ka qenë 18-vjeçari me inicialet I.D., banues në qytetin e Peqinit.

Menjëherë i dëmtuari u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar u dërgua në spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nga ana e policisë, fillimisht është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes si dhe shpallja në kërkim e tij.

Në fund, bëhet me dije se për një kohë të shkurtër u bë i mundur kapja e autorit të ngjarje si dhe arrestimi në flagrancë i tij, i cili është 17-vjeçari me inicialet A.B, banues në fshatin Çopanaj të Peqinit.

Ndërsa u bë e mundur dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të armës së krimit, si edhe 2 gëzhoja, e po punohet për sqarimin e mëtejshëm dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kanë kaluar për ndjekje prokurorisë së Elbasanit për veprat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”, të cilat parashikohen nga nenet 76 e 22 dhe 280 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE