Hapet supermarket i ri “Mercator” në Shqipëri
Tiranë, 8 Korrik 2010 NOA - Në vazhdim të planit të suksesshëm të zgjerimit në rajonin e Evropës Juglindore, grupi “Mercator” hapi më 19 qershor 2010 një supermarket të ri në Shqipëri.Supermarketi “Mercator”, shtrihet mbi një sipërfaqe prej 170 metra katror dhe është vendosur në kompleksin e ndërtuar së fundmi në plazhin e Gjirit të Lalëzit, një zonë me një popullsi në rritje, jo më shumë se 25-minuta larg nga kryeqyteti.
Zona është vendpushim turistik prandaj dhe supermarketi është menduar kryesisht për konsumatorët VIP, politikanët dhe zyrtarë të lartë të qeverisë. Më shumë mbi Mercator dhe risitë e saj në Shqipëri gjeni duke klikuar këtu. Kurse këtu gjeni ofertat më të fundit.Shihni fotot me rezolucion më të madh.
r.n/NOA