Shkodër, Vritet Me Armë Zjarri Një 62 Vjeçar, Identifikohet Autori
SHKODËR, 8 Korrik/ATSH-G. Marku/. - Një 62 vjeçar me banim në fshatin "Kasnec" i komunës së largët malore të Pultit, në rrethin e Shkodrës, është vrarë sot me armë zjarri tip pistolete pranë banesës së tij.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë për ATSH-në se viktima quhet Ndoc Prroj (Vata) dhe nga veprimet e para hetimore, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas veprimeve të para hetimore policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, i cili është 23 vjeçari Gjokë Çukaj, lindur dhe banues në Pult, dhe po punon për kapjen e tij.
Sipas policisë, materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Gjoke Çukaj do t'i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje"./s.s./