English

Situacioni i rrugëve, trafiku dhe lëvizjet kufitare

Në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Brendshme, Prefekturat e qarqeve dhe drejtorive rajonale të Policisë së Shtetit dhe korrespondentët e NOA

Tiranë, 8 Korrik 2010 NOA – Komunikacioni në të gjitha rrugët kombëtare, superstradat, rrugët dytësore dhe ato rurale, paraqitet në nivele normale.

Nuk raportohet te kete asnjë rrugë të bllokuar por në disa akse nacionale po kryhen punime dhe kërkohet mirëkuptim i udhëtarëve për cilësinë e rrugëve.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur përgjatë aksit rrugor.

Rrugët me trafik problematik

Tiranë:

Sheshi “Skënderbej”

“Punëtorët e Rilindjes”

Rruga e Elbasanit

Rruga e Kavajës

Rruga e Durrësit

Sheshi “Rilindja” – “Zogu i Zi”

21 Dhjetori

Rruga kryesore e ish-Bllokut, Dëshmorët e 4 Shkurtit, sensi i dyfishtë i lëvizjes

Tiranë-Elbasan

Deri në Mullet, rruga nuk paraqet probleme.

Më tej vërehet dëmtim i rrugës në disa zona, kërkohet të bëhet kujdes sidomos duke nisur nga kilometri i 25 i rrugës me total 54 kilometra.

Kthesat e vazhdueshme kërkojnë eliminimin e parakalimeve në pjesën më të madhe të rrugës.

Superstrada Durrës-Kukës

Është vënë totalisht në shfrytëzim të trafikut publik Galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash.

Tuneli i Thirrës ka një një gjatësi 5.6 km.

Trafiku ditor i lëvizjes, me mesatare prej 4 mijë mjete në ditë.

Aktualisht, ditët e pikut sezonal turistik, 12 mijë mjete në ditë.

Pritshmëria e trafikut për ditët në vazhdim, është 16 mijë mjete në ditë.

Në rrugën Tiranë-Lezhë, këshillohet të bëhet kujdes në segmentin e gjerë të superstradës.

Për shkak të aksidenteve të vazhdueshme, këshillohet të shmangen parakalimet e pakujdesshme dhe të mbahet shpejtësia në nivele të ulëta.

Qarkullimi i mjeteve është i dendur, dendësi të lartë paraqet dhe lëvizja e këmbësorëve dhe kafshëve.

Në disa pjesë të rrugës Tiranë-Lezhë kryhen punime për zgjerimin e rrugës, lëvizja duhet bërë duke kaluar pjesërisht në rrugën e re dhe pjesa tjetër në rrugën e vjetër.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur përgjatë aksit rrugor.

Në vendkalimet kufitare situata paraqitet si më poshtë:

aeroportin e Rinasit:

Nuk ka fluks të dendur lëvizjeje. Trafiku është normal, me lëvizje 24 orë, por procedurat e paranisjes duhen kryer jo më vonë se 45 minuta para nisjes së fluturimit, e këshillueshme mbërritja 90 minuta para fluturimit.

Porti Detar i Durrësit

Ky është porti më i madh në vend dhe përballon fluksin më të madh të udhëtarëve që vijnë përmes rrugës detare.

Nuk ka asnjë anulim udhëtimesh nga tragetët e linjave.

Janë shtuar sportelet e përpunimit si në nisje dhe në mbërritje.

Sistemi TIMS funksionon pa ndërprerje.

Porti Detar i Vlorës

Ka një shtim të numrit të personave në mbërritje, kryesisht emigrantë.

Janë shtuar sportelet e përpunimit të pasagjerëve.

Sistemi TIMS funksionon pa ndërprerje.

Porti Detar i Sarandës

Nuk ka fluks në mbërritje të udhëtarëve, por ka rritje të numrit të personave që udhëtojnë në drejtim të Korfuzit, kryesisht për udhëtime disaorëshe.

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës.

Janë shtuar 4 sportele për përpunimin e udhëtarëve, nuk punojnë me kohë të plotë por në varësi të orareve të fluksit në hyrje dhe dalje.

Nuk raportohen radhë problematike, pritja për përpunim dhe kalim në të dyja doganat, shqiptare dhe greke, deri 8 minuta për këmbësorët, deri 12 minuta për autoveturat dhe deri 25 minuta për pasagjerët e autobuzëve.

Sistemi TIMS funksionon pa ndërprerje.

Pika e kalimit kufitar të Tre Urave.

Nuk ka shtim sportelesh për përpunimin e udhëtarëve.

Nuk ka fluks lëvizjeje të hyrje-daljes së njerëzve dhe mallrave.

Pritja për përpunim dhe kalim në të dyja doganat, shqiptare dhe greke, deri 4 minuta për këmbësorët, deri 8 minuta për autoveturat dhe deri 15 minuta për pasagjerët e autobuzëve.

Sistemi TIMS funksionon pa ndërprerje.

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Janë shtuar 2 sportele për përpunimin e udhëtarëve.

Nuk punojnë me kohë të plotë por në varësi të orareve të fluksit në hyrje dhe dalje.

Nuk raportohen radhë problematike.

Pritja për përpunim dhe kalim në të dyja doganat, shqiptare dhe greke, deri 5 minuta për këmbësorët, deri 10 minuta për autoveturat dhe deri 20 minuta për pasagjerët e autobuzëve.

Sistemi TIMS funksionon pa ndërprerje.

R.N/NOA

Shënim: Materiali pasurohet me përditësim të vazhdueshëm, në varësi të zhvillimeve.

KOMENTE