English

Sport-Futboll/ Skuadrat Shqiptare Në Provën E Dytë Evropiane

TIRANË, 8 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Tirana dhe Laçi do të vihen sot përballë dy rivaleve të tyre në sfidat e dyta për turin e parë të Europa League. Kryeqytetasit do të luajën në orën 19:00 në qytetin Zalaegerszeg ndaj skuadrës hungareze të ZTE. Ky takim do të gjykohet nga arbitri grek, Ilias Spathas. Në takimin e parë skuadrat u ndanë në një barazim 0-0, prandaj gjithçka duket të jetë e hapur për ndeshjen e kthimit. Ndërsa skuadra e Laçit do të zhvillojë sot në orën 18:00 në stadiumin "Spartak" ndeshjen e dytë të saj në Europa League. Përballë Laçit do të jenë bjellorusët e Dnepr Mogilev, një ekip modest në arenën evropiane, ashtu si laçianët. Në takimin e parë skuadrat u ndanë në barazim 1-1, teksa Laçi pasi kishte shënuar gol që në pjesën e parë, pësoi golin e barazimit vetëm në minutën e 92-të të takimit. ZTE - Tirana Stadiumi "Zalaegerszeg" ora 19:00 ZTE (4-4-2): Pogacsics, Szalai, Miljatoviç, Bogunoviç, Todoroviç, Magasfoldi, Mate, Horvath, Illes, Paviçeviç, Rudnevs. Trajner: Janos Csank Tirana (4-1-2-3): Lika, Sina, Pashaj, Osmani, Metani, Lila, Karabeci, S.Lilaj, Hajdari, Plaku, Pejiç. Trajner: Sulejman Starova. Dnepr Mogilev - Laçi Stadiumi "Spartak" ora 18:00 Dnepr (4-4-2): Kopantsov, Raspopov, Shuneiko, Gonçar, Kalajçev, Kapov, Kozlov, Tereshçjenko, Biçenok, Jurçanka, Turlin. Trajner: Andrei Sgoroborotsko. Laçi (4-4-1-1): Llani, Kastrati, Nino, Brahja, Çela, Tafaj, Gega, Veliaj, Shazivari, Vucaj, Nimani. Trajner: Stavri Nica. /a.ke/
KOMENTE