English

Sport-Merkato/ Klubet E Superligës, Përforcime Në Merkaton Verore

TIRANË, 8 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/ - Skuadrat shqiptare të Superligës vijojnë përgatitjet e tyre për sezonin e ardhshëm dhe pika kryesore ku po përqëndrohen ekipet shqiptare është përforcimi i organikës gjatë merkatos verore. Skuadra shkodrane e Vllaznisë, pasi zyrtarizoi trajnerin malazez Radonjiç, ka firmosr një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe 1 vit tjetër me portierin malazez Mirosllav Vujadinoviç. Malazezi pritet të jetë zgjedhja e parë në katërkëndëshin e kuqebluve të mbrojtur deri tani nga veterani Armir Grima. Për të luajtur edhe një sezon tjetër me 9-herë kampionët e Shqipërisë, në rrugë të mbarë janë dhe malazezi, Bllazho Rajoviç dhe kosovari Ilir Nallbani, të cilët kanë rionvuar me skuadrën. Ndërkohë, sulmuesi korçar Erlis Frashëri u konfirmua në radhët e Teutës për sezonin e ri. 22-vjeçari (1 gol sezonin e kaluar me Skënderbeun) do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini në sezonin e ardhshëm. Teuta ka provuar mbi 40 futbollistë për këtë merkato dhe do të mbështetet tek lojtarët e rinj gjatë këtij sezoni. Ndërsa mbrojtësi Renato Arapi firmosi me Shkumbinin për dy sezonet e ardhshme. Ish-lojtari i Besës firmosi kontratën me presidentin Ylli Ndroqi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa. 13 lojtarë kanë firmosur deri tani për të qenë pjesë e peqinasve: Bejte, Pasha, Mujdragiç, Grizha, Krasniqi, Mancaku, Kuli, Gjyla, Mustafaj, Shenaj, Nora, Gërboviç dhe Arapi. /a.ke/
KOMENTE