English

Tk: Sezoni Artistik Shtator 2009-Qershor 2010, Rritje Shfaqjesh Dhe Spektatorësh

TIRANË, 8 Korrik/ ATSH- Suada Daci/ - Rritja e numrit të veprave artistike të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar, ka sjellë rritje të spektatorëve gjatë sezonit artistik shtator 2009-qershor 2010, që ka qënë më i lartë se vitin e kaluar, ç'ka refektohet tek shitja e madhe e biletave Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami gjatë analizës vjetore të sezonit artistik vjeshtë 2009-pranverë 2010, tha se rritja e numrit të spektatorëve vërehet nga numri i shitjes së biletave, 16.200 gjithsej si dhe numri i veprave që janë vënë në skenë përgjatë këtij sezoni. "Në këtë periudhë, janë vënë në skenë 7 premiera dhe 3 produksione në bashkëpunim me kompani teatrore dhe ky është numri më i lartë lartë i veprave të realizuara brenda sezonit artistik në 20 vitet e fundit", tha Skrami, duke veçuar si shfaqje më të sukseshme, "Darka e gabuar","Gjashtë personazhe kërkojnë një autor", "Elektra" apo "Koleksioni i Përhershëm". Skrami bëri të njohur planet dhe veprat që do të vihen në skenë gjatë sezonit të ardhshëm. "Kemi gati 2-3 vepra kombëtare, që janë miratuar nga bordet përkatëse dhe konkurset e zhvilluara. Kemi një marrëveshje që drejtori artistik i teatrit të Saint Ettien dhe kryetari i Unionit Teatror (ku ne aderojmë), të verë skenën e TK-së nje shfaqje". Gjatë sezonit artistik 2009-2010 u vunë në skenën e TK-së 7 premiera si, "Forca e Zakonit" nga regjisori Christian Papke, "Antigonia kërkon të atin" nga regjisori Mihal Luarasi, "Kush ka frikë nga Virxhina Wolf", e regjisorit maqedonas Kushtrim Bekteshi, tragjedia e Sofokliut "Elektra" me regjisor Adonis Filipi, "Gjashtë personazhe kërkojnë një autor", nga Mehmet Xhelili, dramatizimi i Fatos Haxhiraj "Darka e Gabuar" dhe "Koleksioni i Përhershëm" nga Thomas Gibbson. Teatri Kombëtar dhe aktorët e tij janë nderuar edhe me çmime e tituj te ndryshem, si titulli "Gjergj Kastriot Skënderbeu", Cmimi i Kritikës me "Alegretto Albania" në Festivalin e Wiesbaden-it në Gjermani, si dhe në festivale e aktivitete ndërkombëtare dhe rajonale. Këtë sezon, TK festoi 65 vjetorin e krijimit si i pari institucion kulturor, ku iu akordua edhe titulli më i lartë "Gjergj Kastriot Skënderbeu" nga Presidenti i Republikës". /a.ke/
KOMENTE