Prishtinë, 8 Korrik, NOA – Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, mbërrin sot në Prishtinë për një vizitë 2-ditore në vendin të cilin e ndihmoi mjaft diplomatikisht gjatë konfliktit ushtarak në vitin 1999 me Serbinë.
Lajmi bëhet me dijeni nga qeveria e Kosovës, e cila konfirmon se ftesa për këtë vizitë Toni Blerit i është bërë nga vetë kryeministri Hashim Thaçi.
I cilësuar bashkë me ish-presidentin amerikan Bill Klinton, si një mik i madh i Kosovës, mësohet se ndaj tij është përgatitur një pritje e madhe.
Ndërkaq, mësohet se gjatë qëndrimit dyditor në Prishtinë, Toni Bler do të takohet me zyrtarët e lartë dhe do ta mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nga ana tjetër, presidenti Fatmir Sejdiu do t’i dorëzojë Blerit medaljen e artë të lirisë, e cila i ishte thuhet se i ishte akorduar atij ndërsa ishte gjallë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Universiteti i Prishtinës ndërkaq do ta nderojë atë me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa ditën e dytë të vizitës, ai do ta kalojë në Prizren dhe në Pejë.
Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Prishtinë që nga përfundimi i luftës më 1999, ndërsa
në fund të mandatit të tij si kryeministër i Britanisë, Toni Bleir kishte thënë se besonte që Kosova ishte ndër sukseset më të mëdha të karrierës së tij.
n.e/NOA