Vrasje Ne Sheshin "Avni Rustemi" Ne Kryeqytet
TIRANE, 8 Korrik/ATSH-M. Shkurta/. - Nje ngjarje e rende ndodhi pak çaste me pare ne sheshin "Avni Rustemi" ne qender te kryeqytetit, kur dy persona të paidentifikuar, qëlluan mbi një shtetas, i cili mbeti i vrarë.
"Dy persona të paidentifikuar qe udhetonin me nje motor qelluan me arme zjarri ne drejtim te drejtuesit te automjetit tip Benz, me targa TR 0626 C, duke vrare shtetasin Franc Konomi, i sapo kthyer nga Gjermania", thanë për ATSH-në burimet zyrtare të Policisë.
Sipas tyre, Konomi që mori 6 plumba në trup, është person me precedente penale.
Mendohet se behet fjale per larje hesapesh te vjetra, nderkohe qe policia eshte vene ne kerkim te autoreve te ngjarjes. /a.ke/
-
Anizel18:25 - 08 Korrik 2010...eshte shenje e mire per Liberalizimin e vizave.....