Afganistan - Arrin Në 342 Numri I Ushtarëve Të Vrarë Që Prej Fillimit Të Vitit 2010
KABUL, 9 korrik /ATSH-AFP/ - NATO njoftoi sot vdekjen e një prej ushtarëve nga shpërthimi i një mine artizanale në Afganistan duke e çuar në 342 numrin e të vdekurve në radhët e forcave ndërkombëtare që prej 1 janarit.
Viti 2010 është konsideruar si viti më i përgjakshëm për forcat ndërkombëtare në pothuajse nëntë vjet luftë.
''Ushtari u vra në jug të Afganistanit nga shpërthimi i një bombe artizanale'', njoftoi në një komunikatë forca ndërkombtare e NATO-s, ISAF.
NATO nuk jep informacione për identitetin dhe kombësinë e ushtarëve të vrarë pasi ajo e lë këtë nën kujdesin e vendeve të origjinës./
/ec/ a.jor.