Lezhë, 9 Korrik 2010 NOA – Dy persona raportohet të kenë gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Korrespondenti i agjencisë NOA thotë se në fshatin Krajën të rrethit Lezhë, kanë humbur jetën dy djem në moshë të re 20 deri 25 vjeç, si pasojë e një aksidenti që ndodhi kur viktimat u përfshinë nga humbja e kontrollit të motorit me të cilin udhëtonin, vetëm pak minuta më parë.
Sakaq, një tjetër aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në superstradën që lidh Tiranën me Durrësin duke i shkaktuar vdekjen një personi, bëjnë të ditur burime policore që i referohen të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes.
Raportohet se viktima është një djalë i ri dhe ai ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur pranë fshatit Marikaj kur makina tip “Benz - 250” doli nga rruga.
Policia vlerëson se ky aksident erdhi për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilin udhëtonte mjeti duke i marrë jetën drejtuesit.
a.b/r.n/NOA Vijon...