Pekin, 9 Korrik, NOA – Një objekt i çuditshëm fluturues është shfaqur në Kinën Lindore, duke bërë që të mbyllet aeroporti i Hangzhout, e më pas, është shfaqur edhe në qytetet Ningbo dhe Vuxi të Kinës.
Lajmi konfirmohet nga agjencitë kineze, sipas të cilave, qendra e shfaqjes së UFO-s ka qenë në kryeqytetin e Kinës Lindore, Zhejiang.
Nga ana e autoriteteve zyrtare aeroportuale nuk është thënë asgjë në fakt ne lidhje me origjinën e objektit fluturues.
Sipas dëshmitarëve, objekti fluturues i paidentifikuar është parë rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së mërkurë në qiellin e Hangzhou në provincën kineze të Zheijangut.
Ndërkaq, autoritetet e Pekinit nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë fenomen, por policia kineze ka nisur një hetim, pa mundur të jenë dot indiferentë.
n.e/NOA
{youtube}_Debljk6WZg{/youtube}