English

Axhenda Ndërkombëtare 9 Korrik 2010

----------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ MOSKË/NJU JORK - Presidenti rus, Dmitri Medvedev fali katër rusët si dhe specialistin e armatimeve, Igor Sutiagin në kuadër të çështjes së këmbimit të spiunëve me SHBA-në, njoftoi sot zëdhënësja Natalia Timakova. SANTA CLARA (Kuba) - Ndjekje e situatës në Kuba, Guillermo Farinas i dha fund grevës së urisë 135 ditore pas njoftimit për lirimin e 52 të burgosurve politike. JOHANESBURG - Katër javë pas hapjes së Kampionatit Botëror, festa prek fundin. Afrika e Jugut po përgatitet për finalen mes Spanjës dhe Holandër. TË TJERA --------------- NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës. PESHAUAR (Pakistan) - Të paktën 47 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe në një treg në veriperëndim të Pakistanit, vendit aziatik që është shndërruar në një skenë atentatesh tragjike të kryera nga talebanët e lidhur me rrjetin terrorist al-Kaeda, njoftoi sot administrata lokale PARIS - Ndjekje e krizës politike në Francë e përqendruar në akuzat e ngritura kundër ministrit të Punës, Eric Woerth. JERUSALEM - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kthehet në Izrael pas një vizite treditore në SHBA kua ai u takua me presidentin amerikan, Barack Obama. KIEV - Vizitë e presidentit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili do të pritet nga presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç. LAS VEGAS (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama mban një fjalim kushtuar ekonomisë së Las Vegasit. JOHANESBURG - Ndjekje e vizitës së presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili do të akohet me homologun afrikanojugor, Jacob Zuma./ /ec/ a.jor.
KOMENTE