Durrës, 9 korrik, NOA – Akuza e mashtrimit, një nga më të shumtat akuza që sot rëndojnë e penalizojnë shtetas të ndryshëm në mbarë vendin ka hedhur në prangat e policisë një tjetër person.
Këtë herë kanë qenë oficerët e policisë së Durrësit që dje paradite kanë arrestuar 55 vjeçarin beqir Plava nga Shijaku pasi ky i fundit kishte mashtruar persona të ndryshëm për përfitime parash.
Pikërisht dje policia e Durrësit i ka komunikuar masën e arrestit Beqir Plavës, banor në lagjen popullore të Shijakut, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit e Tiranës, më 16 qershor kish marrë vendimin për ta dënuar me 4 vjet burg.
Ky vendim është ekzekutuar më pas edhe nga prokuroria e Tiranës, në 25 qershor.
Beqir Plava i është dorëzuar për procedimin e tij të mëtejshëm Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga kjo e fundit që prej 2 korrikut.
mit/NOA