Diamantët Kongolezë Për Mbretëreshën Belge Shkaktojnë Mosmarrëveshje Mes Dy Vendeve
BRUKSEL, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Belgjika dhe Republika Demokratike e Kongos (RDC)tentuan sot të zgjidhin një mosmarrëveshje mbi diamantet dhuruar mbretëreshës Paola gjatë vizitës të saj të fundit në Kinshasa, me rastin e 50-vjetorit të pavarësisë së ish-kolonisë belge.
Por, versionet e ndryshme kontradiktore të dhëna nga Brukseli dhe Kinshasa mbi realitetin dhe origjinën e këtyre bizhuterive të çmuara nxjerrin mjaft pengesa për dy vendet përsa i përket kësaj çështjeje, ku është përfshirë dhe shtypi.
E përditshmja ''La Dernière Heure'' zbuloi këtë javë ekzistencën e një dhurate presidenciale kongoleze tek mbretëresha belge duke përmendur një dekoracion me diamante dhe gurësh të çmuar ofruar mbrëmjen e fundit të udhëtimit.
"Një dhuratë e zgjedhur dhe me çmim të lartë'', titron në artikullin e saj gazeta popullore frankofone.
Pallati konfirmoi se një varëse dhe vathë i ishin dhuruar mbretëreshës, por diamantet, duke mbetur në dispozicion të familjes mbretërore, do t'i jepen shtetit belg.
Përsa i përket kësaj, ambasada e RDC -së në Bruksel e gjykoi si të arsyeshme për të mohuar se presidenti kongolez, Joseph Kabila t'i ketë dhuruar bizhuteri të çmueshme mbretëreshës Paola./
/ec/ a.jor.