English

Ekzekutohet biznesmeni 45-vjeçar

Londër, 9 Korrik 2010 NOA – Ekzekutohet në Londër Nezir Golaj, një biznesmen kosovar, 45 vjeç i cili jetonte prej kohësh në Angli me familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa ishte duke u nisur për në punë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Bëhet e ditur se ai është qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tij në rrugën Hendon Way në Londër.

Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur dhjetë minuta më vonë nga gruaja dhe vajza e tij.

Sipas burimeve të policisë lokale agjentët e policisë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Mësohet se 45 vjeçari Nezir Golaj, ka qenë biznesmen i suksesshëm dhe anëtar aktiv i komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

e.b/a.k/NOA

KOMENTE