Gjenevë, 9 korrik, NOA – Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka publikuar sot emrat e dhjetë futbollistëve të cilët do të konkurrojnë për "Topin e Artë".
Ky titull i dedikohet lojtarit më të mirë të Kampionatit Botëror të Futbollit "Afrika e Jugut 2010", të cilit i ka mbetur tashmë vetëm ndeshja finale për t’u luajtur, ajo mes Spanjës dhe Holandës.
Bëhet me dijeni se dhjetë futbollistët që do vihen në garë për të përfituar Topin e Artë janë Diego Forlan, Asamoah Gyan, Andres Iniesta, David Villa, Xavi, Lionel Messi, Mesut Ozil, Bastian Schveinsteiger, Arjen Robben dhe Vesley Sneijder.
Kurse, për lojtarin më të mirë do të votojnë gazetarët e akredituar në Botërorin 2010, shpallja e të cilit do të bëhet më 11 korrik.
Ndërkaq, para disa ditësh, FIFA tha se ky çmim do të shkrihet edhe me një tjetër.
n.e/NOA