Globalizimi, Sfida E Bujqësisë
TIRANE, 9 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/ .- Globalizimi dhe ndikimi i tij për bujqësinë shqiptare dhe sektorin agroushqimor, ishte tema e konferences shkencore nderkombetare, që u zhvillua sot ne Universitetin Bujqësor të Tiranës, me pjesëmarrjen e akademikëve dhe ekspertëve të bujqësisë.
Rektori i UBT-së, Dr. Fatos Harizaj vlerësoi rolin e pazevendësueshëm të Universitetit Bujqësor në ngritjen dhe zhvillimin e bujqësisë mbi baza shkencore dhe standarte bashkohore.
"Ne vlerësojmë, se probleme të tilla si, zhvillimi i fermave bujqësore në dobi të reduktimit të varfërisë në zonat rurale dhe rritjes kapaciteve bujqësore të vendit, plotësohen më së mirë me rolin e ekspertit dhe specialistit të bujqësisë", tha Harizaj.
Në këtë konteks, vijoi ai, mbi bazën e dijeve shkencore identifikohen më mirë problemet të eficensës në fermë dhe te sektorit agroushqimor.
Lidhur me këtë ceshtje, Prof. Arben Vercuni u ndal në një analizë të hollësishme krahasuese mbi zgjedhjet e konsumatorit për produktet ushqimore vendase.
"Nga një studim i ndermarrë muajt e fundit nga ekspertët e UBT për zgjedhjen që bëjnë konsumatorët për produktet e vajit të ullirit dhe verës, bie në sy se cilësia dhe cmimi jane dy faktore që kushtëzojnë përzgjedhjen që bën konsumatori si dhe ndarjen e tregjeve të shitjes së tyre", tha ai.
Sipas tij, prodhimi i ullinjve, vajit të ullirit, rrushit dhe verës, janë burim i rëndësishëm të ardhurash, për më tepër se 1/3 e fermave familjare në Shqipëri konsiderohet nga ana e qeverisë si prioritet për rritjen e bujqësisë, për shkak të potencialit të industrisë për zhvillim ekonomik dhe rural.
"Ndonëse janë ndërmarrë disa studime për prodhimin dhe tregtimin e vajit dhe rrushit, përsëri mungojnë studime mbi kerkesen dhe preferencen e konsumatorit per to", tha Vercuni, duke shtuar se në kete konteks, "analiza qe prezantojme sot ve ne dukje se konsumatoret jane te prirur drejt cilese dhe cmimit per te zgjedhur mbi keto produkte".
Referuesit ne konference u përqëndruan në eficencën dhe konkurueshmërinë e prodhimit në fermë dhe të sektorit agroushqimor në tërësi, cilësinë dhe standartet e sigurisë së prodhimit dhe ushqimeve, zhvillimin rural të qëndrueshëm etj. /a.ke/