English

Kafshon policët dhe i njofton: Jam e sëmurë me AIDS

Athinë, 9 Korrik 2010 NOA - Një arrestim i thjeshtë në qendër të Athinës,u shndërrua në një luftë me “macen e egër”. Në kryqëzimin e rrugës Heidhen dhe Filis, në qendër të Athinës, policia arrestoi një 39 vjeçare për trafik të lëndëve narkotike.

Në momentin që policët po i kalonin prangat, gruaja kapi dorën e një polici dhe e kafshoi shumë fort.

Sigurisht që kafshimi nuk ndaloi arrestimin e saj. Pas disa minutash u shoqërua në rajonin e policisë ku vazhdoi incidentet.

Një polic tjetër iu afrua, gruaja u vërsul dhe e kafshoi edhe atë në dorë. Dy policët u tmerruan kur 39 vjeçarja tha se ishte e prekur nga AIDS!

Policia mundi ta burgosi gruan ndërsa dy policët që u kafshuan, morën rrugën për në spital, raporton Newsit.

KOMENTE