English

Kardinali Bagnasco: I Impresionuar Nga Ndryshimet Rrenjesore Qe Ka Shenuar Shqiperia

- Kryeministri Berisha pret Kardinalin Angelo Bagnasco, President i Konferences Ipeshknore te Italise - TIRANE, 9 Korrik/ATSH/. - Kardinali Angelo Bangasco, President i Konferences Ipeshknore te Italise, eshte shprehur i impresionuar nga ndryshimet rrenjesore qe ka shenuar Shqiperia ne vitet e fundit. Kryeministri Berisha priti mbrëmë në takim Kardinalin Angelo Bagnasco, President i Konferencës Ipeshknore të Italisë, Arqipeshkop Metropolit i qytetit të Genovës në Itali, një nga personalitetet më të shquara dhe me prestigj në gjirin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, beri te ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrise. Kardinali Angelo Bagnasco ndodhej në Shqipëri për të marrë pjesë në inagurimin e hapjes me mbështetjen e Kishës Katolike, të një qendre të re pritëse për njerëzit në nevojë në qytetin e Shkodrës. Kryeministri Berisha falënderoi Kardinalin Bagnasco dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe punën e jashtëzakonshme që në fillimet e demokracisë në Shqipëri e deri më sot të Kishës Katolike, Caritasi, misionaret dhe misionarët prezentë në vendin tonë për të përkrahur dhe ndihmuar zhvillimin e ekonomik e kulturor, arsimimin e të rinjve, njerëzit në nevojë etj. Kardinali Angelo Bagnasco u shpreh i impresionuar nga ndryshimet rrënjësore që ka shënuar Shqipëria në vitet e fundit, shprehu mbresat dhe vlerësimet e tija për tolerancën tradicionale fetare dhe bashkëjetesën harmonike të besimeve në Shqipëri. Gjithashtu ai falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e qeverisë shqiptare në punën, që organizmat e Kishës Katolike bëjnë çdo ditë në drejtim të solidaritetit social. /a.ke/
KOMENTE