English

Kroaci - Zyrtarë Të Be-Së Dhe Ballkanit Diskutojnë Mbi Ekonominë Dhe Zgjerimin

BROVNIK, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Disa zyrtarë të lartë të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian u takuan sot në Dubrovnik, Kroaci, për të diskutuar mbi integrimin e rajonit në BE dhe sfidat që paraqet situata ekonomike botërore. Rreth pesëmbëdhjetë kryeministra dhe ministra të Jashtëm diskutuan kryesisht tema ekonomike, po ashtu edhe perspektivën e zgjerimit të Bashkimi, (BE), deklaroi ministri I Jashtëm kroat. "Edhe këtu përballemi me të njëjtin objektiv, integrimin e vendeve të Evropës juglindore në institucionet politike dhe të sigurisë euroatlantike", deklaroi kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, në hapjen e takimit dyditor. "Kroacia i jep një mesazh pozitiv të gjithë vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në familjen evropiane", shtoi ajo, duke u shprehur se Zagreb mbështet me vendosmëri anëtarësimin e vendeve të Evropës juglindore në BE. ''Integrimi i Ballkanit, që ka pasur një seri konfliktesh të përgjakshme në vitet '90, do të përforcojë sigurinë në territorin evropian", deklaroi kryeministrja kroate./ /i.p/
KOMENTE