Lushnjë, 9 korrik, NOA – Pas ekzekutimit të bujshëm dje në qendër të kryeqytetit të 46 vjeçarit Franc Konomi, dhe një tjetër personi në malësinë e Dukagjinit, një tjetër person është qëlluar për vdekje mbrëmë, por këtë herë në qytetin e Lushnjës.
Bëhet fjalë për 29 vjeçarin nga Lushnja, Gerti Lala, i konfirmuan agjencise NOA, burime zyrtare nga drejtoria e Policise se Fierit qe mbulon dhe rrethin e Lushnjes.
Viktima sikundër bën të ditur policia e qarkut është qëlluar për vdekje mbrëmë, rreth orës 23.30 të mbrëmjes.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Skënder Libohova”, ku rreth orës 23.30 të mbrëmjes, 29 vjeçari Gerti Lala është vrarë nga persona të paidentifikuar.
Në vendngjarje e informuar nga banorët e zonës ka mbërritur menjëherë policia dhe është vënë në kërkim të autorëve të vrasjes.
Policia ende nuk bën të ditur motivet e vrasjes së të riut.
Policia ka shpallur në kërkim autorët e vrasjes dhe po heton rrethanat që çuan në vrasjen e Gerti Lalës.
mit/NOA