Memorandum Mirekuptimi Me Oden Ekonomike Te Britanise Ne Kosove Dhe Usaid
PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministrja kosovare e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, në kuadër të drekës së organizuar me rastin e vizitës së mikut të Kosovës, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Odën Ekonomike të Britanisë në Kosovë dhe USAID.
Memorandumi i nënshkruar nga ministrja Pula dhe Kryeshefi i Odës Ekonomike Britanike në Kosovë, Ray Poëers, parashikon mbështetjen e ministrisë së Energjisë dhe Minierave me ekspertë të fushës së energjisë dhe minierave, bën të ditur ministria kosovare.
Ministrja Pula është shprehur e kënaqur që nënshkrimi i këtij memorandumi përkon me vizitën e mikut të Kosovës, Tony Blair, në Prishtinë, duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm marrëveshjen me Odën Ekonomike të një vendi mik.
Ministria e Energjisë dhe Minierave obligohet që te bëjë të gjitha përpjekjet për realizimin e pikave të nënshkruara dhe t'u jape prioritet promovimit të investimeve solare dhe minerare. /a.ke/