English

Ndahet nga jeta poeti i njohur disident Zyhdi Morava

Tiranë, 9 korrik, NOA – Një figurë e rëndësishme e letrave shqipe është ndarë nga jeta para pak minutash, duke shënuar një humbje të re në këtë fushë, pas asaj të Gjergj Zhejit pak javë më parë.

Këtë herë, fjala është për ish-kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve, Zyhdi Morava, i cili siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA është ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare.

I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist, konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve ’90, ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë...

Të dhëna për shkrimtarin • Datëlindja: 14.03.1946 • Vendlindja: Gracë, Devoll • Vendbanimi: Tiranë • Autorë të preferuar: Mitrush Kuteli, Mikail Shollohov • Dënimi i parë: 22 prill 1971 për agjitacion e propagandë. I ndalohet botimi • 1977 – 1985 kryen pesë vjet burg në Spaç • 1982 - 1991 ka punuar si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh • Në prill 1991, gazetar tek gazeta sindikaliste • Në vitin 1992, kryeredaktor i gazetës “E vërteta”, gazetë e sindikatave të pavarura të Tiranës • Në vitin 1993, drejtor i “Hotel Dajti” • Në 1994, drejtor i Ndërmarrjes së Prodhimeve të imta plastike • 1995 – 2000, zëdhënës shtypi në Bashkinë e Tiranës • Pozicioni: Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Krijmtari letrare • 1991 Vëllimi me poezi “Autoportret” • 1992 “Dashuritë e mia”, poezi • 1994 “Shpirtra të uritur”, tregime “Armiqtë e dashurisë”, roman • 1995 “Puthje pa fund”, poezi “Vjeshtë e një burri”, tregime • 1996 “Për atë që iku”, poezi “Ujku i natës së fundit”, roman • 1997 “Dashuri në dy stinë”, roman “Tërbimi”, roman • 1998 “Dy herë tradhti”, tregime “Qefini i hënës”, poezi “Ky jam unë”, • 1999 “Udhë të humbura”, roman • 2000 “E papritura”, tregime • 2001 “Hingëllimat e shiut”, poezi • 2003 “E veçanta e një dashurie”, roman “99 poezi dashurie” • 2004 “Një grua e ndershme”, novelë “Bashkëshort i çmendur”, roman “Burri i të dashurës sime”, roman “ E zhdukura”, roman • 2005 “Historia e një vajze”, roman Gati për botim: Vëllimi me poezi “Ngashërimet e vjeshtës”, romani “Ajo dhe të tjerët” • Në 2004-ën, fitues i “Pendës së Argjendtë” nga Ministria e Kulturës për romanin “E veçanta e një dashurie” Më poshtë vijon intervista dhënë të përditshmes “Tirana Observer” kur u zgjodh kreu i LSHA

Të dhëna për shkrimtarin • Datëlindja: 14.03.1946 • Vendlindja: Gracë, Devoll • Vendbanimi: Tiranë • Autorë të preferuar: Mitrush Kuteli, Mikail Shollohov • Dënimi i parë: 22 prill 1971 për agjitacion e propagandë. I ndalohet botimi • 1977 – 1985 kryen pesë vjet burg në Spaç • 1982 - 1991 ka punuar si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh • Në prill 1991, gazetar tek gazeta sindikaliste • Në vitin 1992, kryeredaktor i gazetës “E vërteta”, gazetë e sindikatave të pavarura të Tiranës • Në vitin 1993, drejtor i “Hotel Dajti” • Në 1994, drejtor i Ndërmarrjes së Prodhimeve të imta plastike • 1995 – 2000, zëdhënës shtypi në Bashkinë e Tiranës • Pozicioni: Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Krijmtari letrare • 1991 Vëllimi me poezi “Autoportret” • 1992 “Dashuritë e mia”, poezi • 1994 “Shpirtra të uritur”, tregime “Armiqtë e dashurisë”, roman • 1995 “Puthje pa fund”, poezi “Vjeshtë e një burri”, tregime • 1996 “Për atë që iku”, poezi “Ujku i natës së fundit”, roman • 1997 “Dashuri në dy stinë”, roman “Tërbimi”, roman • 1998 “Dy herë tradhti”, tregime “Qefini i hënës”, poezi “Ky jam unë”, • 1999 “Udhë të humbura”, roman • 2000 “E papritura”, tregime • 2001 “Hingëllimat e shiut”, poezi • 2003 “E veçanta e një dashurie”, roman “99 poezi dashurie” • 2004 “Një grua e ndershme”, novelë “Bashkëshort i çmendur”, roman “Burri i të dashurës sime”, roman “ E zhdukura”, roman • 2005 “Historia e një vajze”, roman Gati për botim: Vëllimi me poezi “Ngashërimet e vjeshtës”, romani “Ajo dhe të tjerët” • Në 2004-ën, fitues i “Pendës së Argjendtë” nga Ministria e Kulturës për romanin “E veçanta e një dashurie”.

Zyhdi Morava lindi me 14 mars 1946 në fshatin Gracë të Devollit dhe u dënua në vitin 1971 me burgim me akuzën “agjitacione propagandë” si shkak i poezive që shkruante. Ndërsa gjatë periudhës së viteve 1982-1991 punoi si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh.

Në prill të vitit 2005 emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi deri në 7 dhjetor të vitit 2006.

Ndërkaq, para dy vitesh, ai do të implikohej në një incident, aspak të këndshëm, siç ishte ai i kapjes së tij në kufirin italian me Austrinë, me 9 kilogramë kokainë.

Lajmi u konfirmua në atë periudhë nga ANSA, sipas së cilës, shkrimtari e kishte fshehur në dyert e makinës, ndërsa vlera e drogës së sekuestruar, u tha atëherë se kapte shumën prej 4 milionë eurosh.

Më poshtë vijon intervista dhënë të përditshmes “Tirana Observer” kur u zgjodh kreu i LSHA

Zyhdi Morava fillon zyrtarisht punën si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I zgjedhur nga vetë anëtarët e Lidhjes në Kuvendin e së shtunës në Muzeun Kombëtar, fituesi i “Pendës së Argjendtë” në vitin 2004, në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës, Morava duket edhe më “energjik” teksa merr përsipër detyrën e re. Por kush është Morava dhe cili është kontributi i tij në letërsinë shqipe? Në një intervistë për “Tirana Observer”, ai rrëfen jetën e tij që nga fëmijëria deri sot, 20 vitet kur nuk iu lejua të botonte nga regjimi dhe punët e ndryshme që është detyruar të bëjë përgjatë viteve. Si dhe kur ka lindur pasioni juaj për librin. Çfarë kujtoni konkretisht nga fëmijëria juaj dhe si ka ndikuar ajo në Zyhdiun si shkrimtar? Që në fëmijëri pasioni im ishin librat. Me sa duket ky pasion ishte prelud i shkrimtarit të ardhshëm. Përrallat ruse, përralla të ndryshme kineze etj., ishin kontaktet e mia të para me letërsinë. Ishte fillimi i viteve, ’60, atëherë isha 14 vjeç, kur njoha dhe u dashurova pas letërsisë ruse dhe asaj franceze. Tregimin e parë e botova kur isha 20 vjeç, në kohën që isha ushtar. Kurse vëllimin e parë me tregime “Nëpër rrugë” e kam botuar në moshën 24-vjeçare. Fëmijëria ime ka qenë tërësisht e varfër nga ana ekonomike dhe shumë e pasur me çapkënllëqe e prapësira. Sa më shumë shtyhem në moshë, aq më shumë e ndiej të më afrohet ajo dhe mbresat e asaj periudhe, të cilat kam ndërmend t’i hedh në librin e parë të disa librave biografikë që do të shkruaj, libër të cilin mendoj ta titulloj “Fëmijëria ndryshe”. Pasi botuat vëllimin tuaj të parë me tregime, mund të thuhet që kishit hedhur hapin e parë drejt të qenit shkrimtar. Si vazhdoi më vonë kjo udhë? Ndërkaq kisha krijuar njohje me disa shkrimtarë të rinj në Tiranë si: Bedri Myftari, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Ahmet Golemi, Pirro Kuqi. Ishim një grup të rinjsh që rrinim shumë kohë bashkë. Kishim të njëjtin shqetësim dhe pasion: letërsinë, shije të përafërta dhe ëndrrën e madhe që ka çdo i ri për t’u bërë shkrimtar i njohur. Pa asnjë ndikim të jashtëm dhe pa asnjë shkak të brendshëm, në këtë grupim secili prej nesh kishte prirjen e vet, por kishte të përbashkët tendencën për të dalë nga klishetë e realizmit socialist. Shkruanim me dorë të lirë dhe lexonim njëri-tjetrin. Shpallnim të ashtuquajturat konkurse për krijimin më të mirë, çmimi i të cilëve ishte ndonjë gotë birrë në shoqëri gazmore. Por kjo shoqëri i ra në sy për keq Sigurimit të Shtetit. Bënë të pamundurën për të na përçarë dhe me metodat e tyre djallëzore papritur e pakujtuar një ditë na shpallën si “grupi armiqësor i të rinjve në letërsi dhe në art”. Pas kësaj çfarë ndodhi? Arrestohet Bedri Myftari, i cili u quajt kryetar i grupit; syrgjynoset Roland Gjoza si mësues në Pukë, kurse mua më internojnë në një fshat të quajtur Yrshek dhe pas dy vjetësh internim më burgosin “për agjitacion-propagandë”. Më 22 prill 1971 na u hoq të gjithëve me vendim gjyqi e drejta për të shkruar. Pas pesë vjetësh burgim në Spaç lirohem me amnistinë e vitit 1982. Më pas më është dashur të bëj punë nga më vështirat dhe më të ndryshmet. A ka ndikuar negativisht kjo periudhë e vështirë në jetën tuaj si shkrimtar dhe sa keni mundur t’i përkushtoheni letërsisë në këtë kohë? Kjo periudhë e jetës dhe këto punë të rëndomta mund të kenë ndikuar negativisht në jetën time si individ, por më kanë bërë një shërbim shumë të madh si shkrimtar, sepse unë jam i mendimit se prozën, përveç talentit e bën eksperienca. Pra, më kanë shërbyer si eksperiencë e mirë. Ndërkaq, deri në vitin 1991 për 20 vjet me radhë nuk kam pasur të drejtën e botimit. Kështu që nga 1991-shi fillova të botoja dhe kam publikuar 28 libra si: romane, vëllime me poezi dhe tregime. Pse vendosët të hidhnit kandidaturën tuaj për kryetar të LSHA-së? I sigurt në aftësitë e mia dhe vazhdimisht i shqetësuar për fatin e shkrimtarëve shqiptarë dhe letërsisë shqipe, si dhe i mbështetur nga mjaft kolegë, ku bëjnë pjesë dhe shokët e mi të fëmijërisë, hodha kandidaturën për kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ndryshimet në Lidhje do të jenë mjaft të dukshme që në tremujorin e parë të punës sime si kryetar. Këtë e bazoj te platforma, te aftësitë e mia dhe besimi që më dhanë kolegët e miqtë e mi. Unë nuk do t’i zhgënjej dhe nëse në fund të vitit nuk do të realizoj atë që duhet, do të jap dorëheqjen.

KOMENTE