English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 9 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" MBRETI YNË - Britania ka Familjen Mbretërore, pjesë e së cilës nuk është Tony Blair. Por, ai është Mbret i Lirisë dhe Pavarësisë në Familjen e Kosovës. Pas 11 vjetësh, erdhi në Tokën që na kishte Premtuar dhe pa shtetin që mban edhe vulën e tij. Tituj të tjerë: Rezoluta e njohjes - Parlamenti Europian u pozicionua fuqishëm pro pavarësisë së Kosovës të enjtjen, duke miratuar një rezolutë që i bën thirrje Spanjës, Greqisë, Qipros, Sllovakisë dhe Rumanisë ta njohin shtetin e ri. Eurodeputetët dërguan edhe një mesazh të rëndësishëm për autoritetet kosovare. Sipas tyre, viti 2010 është qenësor për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Miratimi i Rezolutës u prit me entuziazëm në Prishtinë. S'dihet ndëmjetësi - BE pritet të japë përgjigje pozitive për gatishmërinë e OKB-së që të ketë koordinim rreth përgatitjes së dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ende nuk dihet se kush do të jetë lehtësues ose ndërmjetësues. Dhuna policore S'ka universitete Thellimi i ndarjes "Koha Ditore" ISH-KRYEMINISTRI BRITANIK, TONY BLAIR, KA NISUR VIZITËN DYDITORE NË KOSOVË - BLAIR: SFIDA E KOSOVËS, TË DËSHMOHET SHTET I SUKSESSHËM - Tony Blair, njeriu që bashkë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton kishin vendosur të lëviznin NATO-n për ta bombarduar Serbinë në llogari të çlirimit të Kosovës, ka thënë se kishte vepruar drejt. Madje, ka konsideruar se do të bënin gabim të tmerrshëm po të vepronin ndryshe. Tash ai ka bërë thirrje që Kosova s'i bëjë ballë sfidave në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo, ngase tash është shtet dhe, sipas tij, çështja e statusit më nuk duhet shtruar në tavolinë negocimi Tituj të tjerë: Rexhepi: Në veri do të dërgohen edhe njësitë speciale të Policisë - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se ka marrëveshje me EULEX-in që në veri të Kosovës të dërgohen njësi speciale të Policisë së Kosovës, siç është Njësia mbështetëse operative. "Në kuadër të njësisë speciale RSU ka edhe policë serbë. Do të shkojnë të reagojnë që të mos kuptohet se këto njësi janë kundër komunitetit serb", tha Rexhepi. Kalon Rezoluta me thirrjen për njohjen e Kosovës Integrimi i veriut, "betim" qeveritar Fillon hetimi i lokacionit për varrezë masive në Rudnicë Gjyqtarja Milena Gjeriq fsheh të birin nga frika e atentatit Kërkohet ndihmë nga Dell për gjetjen e 16 milionëve "Lajm" BLAIR MBËSHTET PROGRESIN E VENDIT DREJT INTEGRIMEVE NË STRUKTURAT EURO-ATLANTIKE - BE-ja, SHTËPIA E SIGURT E KOSOVËS - Ish-kryeministri britanik, Toni Blair, në Prishtinë është pritur si hero nga liderët më të lartë të vendit. Ai është cilësuar si arkitekt i lirisë së Kosovës. Blair ka theksuar faktin se Kosova ka ende sfida në procesin e ndërtimit të stukturave shtetërore, por i ka siguruar drejtuesit e Kosovës se vendi ka të ardhme të sigurt në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të ecin bashkërisht drejt anëtarësimit në BE dhe kjo do të ndihmonte zgjidhjen e çështjeve në mënyrë miqësore, si dy shtete të pavarura. "Bota Sot" HEROI QË NDALOI TMERRIN SERB, KRENAR PËR VENDIMIN - Bler nderohet me Medaljen e Artë të Lirisë Tituj të tjerë: Berisha: Rezoluta, afron Shqipërinë me BE-në - Afrohet koha e liberalizimit të vizave Rrezikohet sovraniteti, legalizohet ndarja e Kosovës Serbia plot me varreza të shqiptarëve të masakruar - Shuhen shpresat se janë gjallë Kërkohet diplomaci më agresive kundër Serbië Nuk ka biseda për status, por ka biseda për status (të veçantë)! "Zëri" BËHUNI SHTET I SUKSESSHËM - Blair u prit me nderime të larta shtetërore. Mori "Deklaratën e Pavarësisë". U cilësua mik, lider e hero Tituj të tjerë: Parlamenti Evropian forcon pavarësinë e Kosovës Forcohen dyshimet për varr masiv në Rudnicë Marrëzia e ndarjes së dëshmorëve - Partitë politike kanë "dëshmorët e preferuar" për të cilët organizojnë ndaras akademi përkujtimore "Plaçkitet" diaspora "Infopress" KOSOVA KA ARRITUR SHUMË - Ish-Kryeministri britanik, Toni Bler po qëndron për një vizitë në Kosovë Tituj të tjerë: PE, ftesë për njohje të Kosovës Kundër hapjes së gjykatës - Ministri për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Bogdanoviq, tha se hapja e gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës "nuk mund të lejohet" Policët serbë po pengojnë hetimet në veri "Tribuna shqiptare" BËHUNI TË SUKSESSHËM! - Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair, filloi vizitën në Kosovë Tituj të tjerë: Tiranë - Jepni fund krizës! Prishtinë - S'ka status të veçantë për veriun PE miraton rezolutë për Kosovën - Ftesa për njohje nga pesëshja Mbreti në "saraj'! "Epoka e Re" PRITJE MADHËSHTORE - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka mbërritur në Kosovë Tituj të tjerë: Parlamenti Evropian njeh pavarësinë e Kosovës Asnjë kolegj s'i plotëson kushtet për universitet OTKT-ja, urë e bashkëpunimit Kosovë-Turqi "Kosova Sot" BLER: KOSOVA KA SHËNUAR PËRPARIM TË MADH - Toni Bler nderohet me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin e çmuar në çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Tituj të tjerë: Rezoluta e PE-së, "njiheni Kosovën" Shkoni, shiheni Veriun Operatorë serbë virtualë për enklavat Editoriali - Parlamenti Evropian inkurajon Republikën e Kosovës. /s.s./
KOMENTE