Kryeministri Berisha përshëndet raportin e BB, IFC dhe BMF për lehtësitë e investimeve të huaja
Tiranë, 9 Korrik 2010 NOA - Shqipëria rezulton me 95 për qind për investimet në mbarë sektorët, duke tejkaluar me 5 për qind vendet e OECD-së, dhe me 2 për qind vendet e rajonit raportohet nga analiza që i bëhet klimës së investimeve të huaja në 87 vende të botës.
Raporti i Bankes Boterore/IFC “Investing Accross Borders” merr nje shqyrtim kater indikatore baze per lehtesite e investimeve te huaja ne 87 vende te botes:
Investing across sectors
Starting a foreign business
Accessing industrial land
Arbitrating commercial disputes
Indikatoret kombinojne analizave të ligjeve dhe rregulloreve, si dhe zbatimin e tyre. Indikatoret bejne dallimet midis vendeve për të identifikuar praktikat e mira, për të lehtësuar mundësitë e të mësuarit, të stimulojë reformat, dhe të sigurojë të dhëna për hulumtim dhe analiza ndermjet vendeve. Metodologjia është bazuar në të Bankës Botërore” Doing Business”. Indikatoret IAB bazohen ne te dhenat e grumbulluara nëpërmjet një sondazhi të avokatëve, ofruesit e shërbimeve tjera profesionale (kryesisht firmat e kontabilitetit dhe konsultimi), institucione për promovimin e investimeve, dhomat e tregtisë, dhe të tjera anketuarve ekspert në secilin nga vendet e matur.
Midis prillit dhe dhjetorit 2009, më shumë se 2350 ekspertëve në 87 ekonomitë i jane përgjigjur sondazhit dhe kane ofruar të dhëna për këtë raport.
IAB nuk mat të gjitha aspektet e klimës së biznesit që çështje për investitorët. Për shembull, ai nuk e sigurisë sigurine, stabiliteti makroekonomik, madhësine dhe potencialin e tregut, korrupsionin, nivelin e aftësive apo me cilësine e infrastrukturës. Megjithatë, treguesit mundesojne informacionin e nevojshme per te permiresuar aftësinë konkurruese në tërheqjen e investimeve të huaja.
Kryeministri Berisha përshëndeti raportin e Bankës Botërore, Korporatës Financiare Ndërkombëtare dhe BMF, i cili merr në shqyrtim katër indikatorë bazë për lehtësitë e investimeve të huaja në 87 vende të botës.
Kryeministri u shpreh se nga analiza që i bëhet klimës së investimeve të huaja në këto 87 vende, Shqipëria rezulton me 95 për qind për investimet në mbarë sektorët, duke tejkaluar me 5 për qind vendet e OECD-së, vendet e zhvilluara, dhe me 2 për qind vendet e rajonit.
Ndërsa për të filluar një biznes, - vijoi Kryeministri, - Shqipëria arrin në 98 për qind, kundrejt 71 për qind që është mesatarja e vendeve të OECD-së dhe po 71 për qind mesatarja e vendeve të rajonit.
“Pas vlerësimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me çmimin e dytë në botë për transparencën, për shkak të prokurimeve 100 për qind elektronike, ky vlerësim përbën një ndër arritjet më madhore në vlerësimin e reformave tona në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit. Ky është mesazhi më i shkëlqyer, më inkurajues, që ky vend i dërgon komunitetit ndërkombëtar të biznesit. Mbetet që përpjekjet të shtohen në të gjithë sektorët dhe Shqipëria të kapë 98 për qind në çdo fushë të lidhur me biznesin”, u shpreh Kryeministri.
r.n/NOA