Rusi - Avioni Me Spiunët Rusë Nisur Nga Vjena Pritet Në Aeroportin E Moskës
MOSKË, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Avioni që transporton agjentët rusë, të dëbuar nga SHBA-ja në kuadër të një shkëmbimi ruso-amerikan agjentësh, do të ulet pak para orës 14:00 GMT në aeroportin Domodedovo të Mokës, njoftoi për AFP një zëdhënës aeroportual.
Spiunët rusë të liruar nga SHBA në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish, janë larguar nga Vjena, ku u bë shkëmbimi, drejt Rusisë, konfirmoi një zyrtar i shërbimeve sekrete ruse për agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Ria Novoshti dhe ITAR-TASS.
"Shtetasit rusë të arrestuar në SHBA ndodhen në bordin e një avioni të nisur nga Vjena drejt Rusisë", deklaroi zyrtari, pa bërë publik identitetin e tij./
/i.p