English

Rusi - Medvedev Fal Katër Rusë Në Këmbim Të Spiunëve Me Shba-Në

MOSKË, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev fali katër rusët si dhe specialistin e armatimeve, Igor Sutiagin në kuadër të çështjes së këmbimit të spiunëve me SHBA-në, njoftoi sot zëdhënësja Natalia Timakova. Presidenti nënshkroi një dekret faljeje për Igor Sutiagin, Alexandre Zaporojski, Gennadi Vassilenko dhe Sergei Skrypan'', theksoi Timakova cituar nga agjenctë ruse të lajmeve. ''Këta persona i kishin dërguar presidentit kërkesën e tyre për falje në të cilën ata pranonin fajin'', sipas të njëjtit burim. Ministria amerikane e Drejtësisë theksoi se 10 agjentë sekretë të akuzuar se punonin për shërbimet e jashtme sekrete (SVR) ishin dëbuar nga SHBA-ja pasi pranuan fajësinë dhe Moska pranoi të lirojë katër spiunë në këmbim të kthimit të tyre./ /ec/ a.jor.
KOMENTE