Shba - Okb Dënon Sulmin E Veriut Kundër Anijes Luftarake Koreanojugore
NJU JORK, 9 korrik /ATSH-ANSA/ - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi sot me një deklaratë unanime "sulmin kundër anijes luftarake të Koresë së Jugut 'Cheochan' që implikon drejtpërdrejt Korenë e Veriut".
Këshilli i Sigurimit "shpreh shqetësim të thellë" pasi një hetim nga pesë vende doli në konkluzionin se fajtore është Koreja e Veriut.
Deklarata kërkon "marrjen e masave të përshtatshme dhe paqësore dhe dënimin e personave përgjegjës për incidentin".
Fundosja e anijes luftarake koreanojugore, nga një silur që rezultoi të ishte lëshuar nga Veriut, i kushtoi jetën 46 marinarëve koreanoveriorë.
Shumë vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Austria, Kanadaja dhe Suedia, e dënuan menjëherë sulmin dhe mbajtën një pozicion publik në mbështetje të Jugut.
/e.v/