English

Shba: Shkëmbimi I Spiunëve Në Interes Të Sigurisë Kombëtare

NJU JORK, 9 korrik /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara "i shkëmbyen spiunët me Rusinë për motive të sigurisë kombëtare dhe për arsye humanitare dhe dhjetë agjentët rusë nuk kanë asnjë interes strategjik për Uashingtonin", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner. "U vendos se një vendim i shpejtë dhe global për këtë çështje duhej gjetur për arsye sigurie kombëtare dhe humanitare. Mbajtja gjatë pas hekurave e dhjetë agjentëve nuk do të kishte shërbyer për interesin kombëtar", theksoi Toner. /e.v/
KOMENTE