English

Shkoder: Operacioni "Lotaria E Fundit" Godet Aktivitetin E Paligjshem Te Lojrave Te Fatit

SHKODËR, 9 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Uniformat blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Lotaria e Fundit", duke goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit, në kuadër të operacione të vazhdueshme në qytet kundër këtij aktiviteti. Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur për ATSH-në se, "si rezultat i këtij operacioni nga Sektori Kundër Krimit Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, gjatë kontrolleve u sekuestruan 44 aparatura të lojrave të fatit dhe 1 Rulete". Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të lojrave do t'i kalojnë në gjendje të lirë, Prokurorisë Rrethit për vepren penale të "Organizimit të llotarive të palejuara". /a.ke/
KOMENTE