English

Sport- Fifa Publikon Kandidatët Për "Topin E Artë" Të Botërorit

TIRANË, 9 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/ - FIFA publikoi listën me emrat e 10 kandidatëve për "Topin e Artë", që i jepet lojtarit më të mirë të Kampionatit Botëror të Futbollit. Në garën për çmimin prestigjioz dominojnë Spanja me 3 lojtarë, si dhe Holanda e Gjermania me nga 2 lojtarë. Pretendentët nga skuadra spanjolle janë mesfushorët Xavi dhe Andres Iniesta, si dhe sulmuesi David Villa. Nga Holanda kandidatë për Topin e Artë janë mesfushori Uesley Sneijder dhe sulmuesi Arjen Robben. Ndërsa për Gjermaninë konkurrojnë mesfushorët Bastian Schweinsteiger dhe Mesut Ozil. Skuadrat që kanë nga një lojtar të nominuar janë Argjentina me Lionel Messi, Uruguaj me Diego Forlan dhe Gana me Asamoah Gyan. Lista u bë e ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke dhe Shefi Ekzekutiv i grupit Adidas, Herbert Hainer. Fituesi i fundit i Topit të Artë është francezi Zinedine Zidane, në vitin 2006./s.s./
KOMENTE