English

Tepelene: Policia Asgjeson 153 Rrenje Bime Narkotike, Bllokon Arme E Municione

TEPELENË, 9 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Policia e Tepelenës asgjesoi pasditen e sotme në komunën Peshtan, rreth 15 kilometra larg Tepelenës, 153 rrenje bimë narkotike, bllokoi 540 fishekë, një armë gjahu pa leje dhe një sasi fare bime narkotike dhe ne kuadrin e operacionit të koduar "Bliri", u ndaluan në kushtet e flagrancës 3 shtetas, njëri prej të cilëve kryeplaku i fshatit, me akuzën e "moskallëzimit të krimit" dhe "shpërdorimit të detyrë". Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastrës, pohoi për ATSH-në, se "ndalimi i kryeplakut Artur Malo 36 vjeç, është kryer sipas kuadrin ligjor, pasi ai në mënyrë të qëllimshme nuk jepte informacione për evidentimin e bimëve narkotike, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar vazhdimisht nga policia lokale". I njejti burim tha se gjatë ndalimit të dy shtetasve të tjerë, Novruz Hysi dhe Edmond Malo, u identifikua në dy parcela të ndryshme i 153 rrënjëve bime narkotike, me lartesi nga 20 deri në 50 centimetra, qe jane asgjesuar. Policia tha se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Edmond Malo u gjetën 540 fishekë model "56", 6 krehëra me fishekë, një armë gjahu pa leje dhe një sasi e konsiderueshme fare të bimës narkotike. Ky është rasti i dyte që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ndalon në kushtet e flagrancës 2 shtetas dhe një zyrtar lokal. /a.ke/
KOMENTE