Tirane, 10 korrik, NOA- Para pak minutash jane ndjerë në Tiranë lëkundje të forta termeti. Nga të dhënat paraprake mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në zonat përreth, si në Durrres.
…..vijon.
Epiqendra e tërmetit sipas të dhënave paraprake është fshati Shëngjin, 15 kilometra larg Tiranës përbri rrugës nacionale që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika që përjetuan për shkak të lëkundjes së fortë sizmike
Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA 01.30 – Rreth gjashtë sekonda ka zgjatur lëkundja e fortë sizmike sot pak pas mesnatës kur sapo kishte hyrë e shtuna, duke krijuar pasiguri dhe frikë te qindra mijë qytetarë.
Llambro Duni, Shefi i Sizmologjisë në Institutin Kombëtar të Gjeoshkencave konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se tërmeti u regjistrua në orën 00.14 pas mesnate.
Z.Duni i tha agjencisë NOA se tërmeti u lokalizua 15 km në veriperëndim të Elbasanit në fshatin Shëngjin.
Tërmeti ka zgjatur rreth gjashtë sekonda, ishte i shkallës 4.0 Rihter dhe me intensitetin deri 6 ballë.
Tërmeti u ndje deri në Tiranë dhe në të gjitha fshatrat, në Elbasan, Cërrik, Librazhd, Përrenjas e deri në Pogradec.
Tërmeti u ndje fuqishëm në Durrës por edhe në Rrogozhinë, Fier e deri në Berat, bëjnë të ditur korrespondentët e agjencisë NOA në rrethe.
Nga të dhënat që ka mbledhur deri tani Instituti Kombëtar i Gjeoshkencave, nuk ka denoncime për dëme materiale, por në orët e mëngjesit pritet të merren të dhëna më të plota.
Ndërkohë paniku ka përfshirë njerëzit. Në momentet që u ndje tërmeti, shumë njerëz dolën në rrugë, sidomos ata që jetojnë në pallatet e reja shumëkatëshe.
Në zonën e ish-Bllokut, njerëzit e ulur nëpër kafe dhe klube nate janë trembur e shumë prej tyre janë ngritur të tmerruar nga ajo që po ndodhte.
Disa prej tyre u habitën me faktin se lëkundja sizmike ishte e fortë, e gjatë deri gjashtë sekonda dhe për më tepër shkundi asfaltin edhe në ecje e sipër të kalimtarëve.
r.n/NOA