Pogradec, 9 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Pogradecit kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së 5 kompjuterave dhe disa aksesorëve të tjerë në një shkollë 9-vjeçare.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se të ndaluarit janë A.Shkullaku,18 vjeç; D.Çela,18 vjeç; Julian Mimini, 21 vjeç dhe E.Shkullaku, 17 vjeç; banues në fshatin Stropckë të Pogradecit.
Ndërsa bëhet me dijeni se kompjuterat dhe aksesorët e lartpërmendur janë vjedhur në pikërisht në shkollën e këtij fshati.
Sikundër, dyshohet se po këta persona kanë vjedhur edhe banesën e personit me emrin N.Shkullaku, po në fshatin Stropckë të Pogradecit.
Këta persona kanë konsumuar veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Ndërsa materialet për këtë ngjarje iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA