Zvicër - Ministri I Mjedisit Njofton Dorëheqjen Nga Qeveria
ZYRIH, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri zviceran i Mjedisit, Moritz Leuenberger njoftoi sot se do të japë dorëheqjen në vjeshtë për shkak të moshës, në një konferencë shtypi.
Ministri socialist, i cili mban edhe postin e ministrit të Transporteve, Energjisë dhe Komunikacionit theksoi se nuk i kishte paraqitur ende zyrtarisht dorëheqjen e tij qeverisë.
"Një ndryshim është i nevojshëm'', shtoi ai duke theksuar se do të japë dorëheqjen në vjeshtë./
/ec/ a.jor.