English

A nuk është koha për një furrë që gatuan më shijshëm?

Revolucioni i r ii Electrolux, furra e re me avull, e cila thjeshton gatimi, kursen paratë dhe redukton ndikimin e elektroshtëpiakeve në ndotjen e ambientit.

Electrolux, është një nga firmat më të njohura të elektroshtëpiakeve, dhe që nga viti 1950 ajo i ka ofruar shtëpiakeve furra cilësore dhe profesionale.

Teknika e avullit u provua për herë të parë në vitin 1977, dhe që nga ajo kohë ka revolucionuar të gatuarit në shtëpi.

Kjo sobë me avull është një furrë me të vërtetë revolucionare.

Është një përzierje e përsosur e furrës me avull të së shkuarës, kërkesave të shtëpiakeve të momentit, si edhe standardeve të gatimit të së ardhmes.

Ajo ka të njëjtën siguri dhe besueshmëri për të përformacës për të cilën kjo sobë njihet, jep përfitimin më të lartë për klientët tanë, dhe kontribuon për një të ardhme më të qëndrueshme për jetën tone dhe ata të fëmijëve tanë.

Për të përmirësuar këtë furrë janë kryer më shumë se 1200 intervista me përdorues të ndryshëm për të kuptuar se çfarë duhej përmirësuar dhe të marrë kontributin e tyre.

U zbulua se përdoruesit kërkonin një furrë qe piqte mirë, shijshëm, kursente energji dhe ishte e thjeshtë për t’u përdorur.

Prezenca e avullit gjatë pjekjes e ndihmon ushqimin që të piqet më lehtë, më në thellësi dhe e thekëron atë pa pasur nevojë të shtojmë yndyrna të tepërta. Në këtë mënyrë, jo vetëm që gatuhet më shijshëm por edhe më shëndetshëm.

Furrat Electrolux, njihen për cilësinë e tyre të lartë në ruajtjen e energjisë, megjithatë prezenca e avullit bën që ushqimi të gatuhet më shpejtë duke konsumuar akoma më pak energji.

Është estimuar se me këtë furrë të re konsumohet rreth 50% më pak re furrat e zakonshme.

Ruajtja e ambientit është një element i rëndësishëm jo vetëm për kohën në të cilën jetojmë, por edhe për të ardhmen tonë.

Duke qenë se kjo furrë konsumon shumë më pak energji, ruajmë resurset natyrore, dhe përgatisim një ambient më të jetueshëm për fëmijët tanë.

Electrolux është kompania lider në botë për prodhimin e pajisjeve dhe mjeteve për kuzhinën dhe pastrimin.

Electrolux është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj për kuzhinën dhe pastrimin.

Electrolux është po ashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të ngjashme për përdorues profesionalë.

Përveç kësaj, kompania është lider tregu në shumë nga kategoritë individuale të produkteve në të cilat konkurron.

Electrolux shet çdo vit më shumë se 40 milionë produkte në 150 vende të botës.

Kompania është e përqendruar në risi që dizenjohen pas studimeve të zgjeruara konsumatore, për të plotësuar nevojat reale të konsumatorëve dhe profesionistëve. Produktet e Electrolux përfshijnë frigoriferët, makinat larëse, lavapjatat, fshesat me korrent dhe sobat e gatimit, të shitura nën markat me vlerë si Electrolux, AEG-Electrolux, Zanussi, Eureka dhe Frigidaire.

Në 2006-ën, Electrolux ka pasur një nivel shitjeje prej më shumë se 750 milionë euro, duke punësuar rreth 3’000 punonjës në të gjithë botën.

Pozicioni më i fortë në treg është në Europë dhe pjesa kryesore e produkteve shiten nën markën e Electrolux.

Në Shqipëri Electrolux ka filluar aktivitetin prej disa vjetësh. Kompania ka pasur sukses në tregun shqiptar ku cilësia vlerësohet më shumë se në vende të tjera të rajonit dhe konsumatorët dinë të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të menduara.

KOMENTE