English

Axhenda Ndërkombëtare 10 Korrik 2010

KRYESORE ---------------- PORT ELIZABET/JOHANESBURG/PRETORI - Kampionati Botëror i Futbollit ''Afrikë e Jugut 2010'' po përgatitet për ''fishekzjarrët e fundit'', me ndeshjen për vendin e tretë mes Gjermanisë dhe Uruguait, një ditë para ndeshjes finale Holandë-Spanjë. Planeti i futbollit po e drejton vështrimin nga Kupa e ardhshme e Botës së vitit 2014 në Brazilit, por Afrika e Jugut shikon tashmë shumë më larg, e fortë nga eksperienca e saj me botërorin, ëndërron të shndërrohet në vendin e parë afrikan, organizator i një kompeticioni të madh universal, ''Lojërat Olimpike''. - Në Port Elizabet luhet ndeshja Gjermani-Uruguai, në orën 18:30 GMT. - Në Johanesburg zhvillohet një takim mes presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva dhe presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, (Fifa) Sepp Blatter. - Në Pretori, president afrikanojugor, Jacob Zuma takon presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, (CIO), Jacques Rogge. MADRID/HAGË - Përgatitjet e fundit në Spanjë dhe Holandë para finales së Botërorit 2010 në futboll të dielën në Johanesburg, ku ekipi fitues do të regjistrojë për herë të parë emrin e tij në tabelën a fituesve të këtij trofeu. Në Spanjë, "la Roja" ('e kuqja', ekipi kombëtar i futbollit) përbën një simbol të ri bashkimi ne vendin e trazuar dhe tronditur nga nacionalitetet rajonale. Në Holandë, ekspertët e ekonomisë po ''besojnë'' në një bonus të rritjes ekonomike në rast të një triumfi "portokalli" që do të fluturonte në qiell moralin e holandezëve dhe do t'i çonte drejt (...) harxhimeve. TË TJERA -------------- MOSKË - Vazhdojnë zhvillimet një ditë pas shkëmbimit të agjentëve sekretë paprecedent që nga Lufta e Ftohtë, mes SHBA-së dhe Rusisë që u realizua në Vjenë me objektivin për të mos rrezikuar marrëdhëniet bilaterale të rikuperuara. NJU ORLINS - Vazhdon lufta kundër ''njollës së naftës'' në det, në Gjirin e Meksikës. PESHAWAR - Vazhdojnë zhvillimet pas atentatit kamikaz të djeshëm që shkaktoi të paktën 102 viktima. BARCELONË - Manifestime me apel të disa partive politike nën sloganin "Ne jemi një Komb dhe vendosim vetë për vetveten", kundër gjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kohët e fundit ka amenduar statusin e autonomisë së zgjeruar të Katalonjës. JALTË - Takim jozyrtar i krerëve të vendeve anëtarë të 'CEI', ndër të cilët edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev. HAVANË - Vazhdon situata në Kubë, ku Kisha njoftoi të mërkurën se regjimi komunist është angazhuar për lirimin e 52 të burgosurve politikë, ndër të cilët 5 në mënyrë të menjëhershme. PEKIN/SHANGAI - President pakistanez, Asif Ali Zardari në vizitë në Kinë./ /i.p/
KOMENTE