Dubrovnik, 10 Korrik, NOA – “Çfarëdo që ka ndodhur në rajonin tonë dhe vendet tona, forca reale kryesore nxitëse, mbetet integrimi në Bashkimin Evropian. Prandaj, vendet tona po mundohen të largohen nga e shkuara e tyre. Është një moment shumë interesant për vendet tona, interesi i tyre kombëtar po bëhet identik me idealet evropiane, interesin evropian”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Berisha në fjalimin e mbajtur në Samitin e Dubrovnikut, i cili trajton temën “Europa Juglindore, përballja me sfidat globale”.
Në ditën e parë të këtij Samiti Kryeministri Berisha ishte një nga pjesëtarët në panelin kryesorë, në të cilin diskutohej mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis vendeve të rajonin, me interes të përbashkët reciprok, si dhe hapat dhe reformat e ndërmarra nga qeveritë e rajonin, në procesin e tyre të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanin në Bashkimin Evropian.
Ai nuk ka harruar të kujtojë as faktin se 18 vjet më parë, kur ai ishte ulur përpara krerëve të rëndësishëm të shteteve evropiane, atë ditë, Dubrovniku, ky qytet i bukur ishte nën bombardim.
“Ne jemi shumë të privilegjuar dhe të lumtur që jemi sot këtu. Unë jam gjithashtu shume i prekur dhe i lumtur për ndryshimet e mëdha që ka bërë ky rajon gjatë këtyre viteve. Në një të shkuar jo të largët, pothuajse të ngjashme me disa rajone afrikano lindore, tani rajoni përfshin vende anëtare të BE-së, si psh. Sllovenia, Bulgaria dhe Kroacia që është në prag të anëtarësimit”, deklaroi ndër të tjera ai.
Duke theksuar se vendet tona, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e kanë tashmë jetësore për të ardhmen e tyre bashkëpunimin rajonal dhe miqësinë.
Sipas Berishës, “puna për një bashkëpunim rajonal është jetësor për ne”.
“Por megjithëse ekziston një vullnet i fuqishëm, ai nuk është në nivelin e duhur. Ne tani po luftojmë së bashku krimin e organizuar, por ne duhet të bashkojmë të gjitha mjetet tona”, vuri në dukje ai.
Dhe e ka argumentuar këtë me faktin se “neve na mungon një bashkëpunim në infrastrukturë”. “Megjithëse, Bashkimi Evropian ka bërë investime të shumta, investime të tjera në infrastrukturë në rajonin tonë do të ishin shumë të rëndësishme.
Ndërsa në lidhje me krizën ekonomike ai ka deklaruar se “në shumë aspekte, qeveria mund të jetë një problem. Por, unë mendoj se problemi më i madh janë paratë. Për këtë, ne na nevojiten më shumë para për investime dhe privatët”.
“Tani kemi një situatë të çuditshme. Një ekonomi reale përpiqet të ngjitet serish në një sistem bankar shumë të ngurtë. Euro ka filluar të kthehet sërish në Shpatën e Demokleut për ekonominë tonë të eurozuar. Kjo është e vërteta. Do të kërkojë që të hidhni një sy nga vendet tona. Ne jemi jashtë Eurozonës, por jemi një vend i eurozuar”, përfundoi fjalimin e tij Berisha në Dubrovnik.
n.e/NOA